Berisha: Këtë herë mrekullia do vijë nga diaspora! I garantoj se Shqipëria do bëhet vendi i ëndrrave të tyre

12:33, 03/03/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për media ka theksuar me forcë përçmimin që shqiptarët i tregojnë kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera të qeverisë.

Ai ka pohuar se me mijëra qytetarë janë regjistruar nga patronazhistët por që do të votojnë PD-në në zgjedhje. Berisha ka vlerësuar se ky vit do të jetë një vit mrekullie për Shqipërinë, duke e krahasuar me vitin 1992, kur shqiptarët përmbysën diktaturën. Sipas tij, mrekullia e këtij viti do të vijë nga diaspora, të cilës ai i shprehu mirënjohjen më të madhe. Kryetari i PD-së tha se Shqipëria do të bëhet një vend ku shqiptarët do të ndihen krenarë, si atje ku jetojnë apo edhe nëse vendosin të kthehen në atdhe.

FJALA E BERISHËS:

E patë ju vetë se çfarë përçmimi tregojnë për Edi Ramën kudo që shkon.

Se çfarë përçmimi tregojnë për Taon e për të tjerët.
E patë, janë me qindra, me mijëra ata që i kanë regjistruar patronazhistët, që do votojnë PD-në.
Ua them unë, të betuar.
Pra, në çdo lloj varianti që ta shqyrtosh këtë vit, i cili do jetë një vit i mrekullisë, siç ishte viti 1992, mrekulli në të cilën shqiptarët përmbysin diktaturën, por këtë herë mrekullia vjen nga diaspora.
Mirënjohjen më të pakufishme të gjithë shqiptarëve jashtë vendit.
Garancinë e plotë dhe zotimin solemn se Shqipëria do bëhet përsëri vendi i ëndrrave të tyre.
Se Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria me të cilën ata do ndjehen krenar, do konsiderojnë rikthimin në Shqipëri apo do ndjehen krenar kudo që të jenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco