Takimi në Milano/ Likaj thirrje diasporës: Vota juaj e rëndësishme për 11 majit, ndryshimi vjen nga ju

15:31, 02/03/2025

Deputeti i PD-së, Ramadan Likaj, u bëri thirrje emigrantët shqiptarë në Milano që të regjistrohen të gjithë për zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se ndryshimin mund ta sjellë vetëm vota e qytetarëve.

'Një ndjesë shumë e madhe shkon për ata që ndodhen jashtë kësaj salle, të cilët nuk mundën të hyjnë dot.'-u shpreh ai

Ramadan Likaj:

Të dashur vllezër dhe motra është kënaqësisë e veçantë për mua sot si përfaqësues i PD dhe deputeti i qarkut të Shkodrës, që shoh kaq entuziazëm në këtë sallë të mbushur plot për pritjen e liderit tonë historik Doktor Berisha.

Një ndjesë shumë e madhe shkon për ata që ndodhen jashtë kësaj salle, të cilët nuk mundën të hyjnë dot.

Bashkëqytetar vota juaj është shumë e rëndësishme për 11 majit. T’i bëjmë thirjrje për këto dy ditë që kanë mbetur, çdo familjari dhe çdo qytetari që të bëjnë regjistrimin sa më shpejt, ndryshimi vjen nga ju, ndryshimi është i juaji.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco