Nga Myqerem Tafaj/
PD vjen sot, pas gati katër viteve shumë të vështira për mbijetësë nga një skenar makabër asgjësimi, në një proces të hapur të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD. Pas kuvendit rithemelues të 11 dhjetorit 2021, PD e rithemeluar aplikoi disa herë votën direkte të antarëve të saj për statutin dhe kryetarin e saj.
Në të gjitha votimet direkte të deritanishme të PD, antarët e saj ishin nën sulmin e gjithanshëm të qeverisë, të një grupi nga brenda PD, dhe, fatkeqësisht, të segmenteve të caktuara diplomatike, të cilët u vunë verbërisht në shërbim të qeverisë e të aleatëve të saj brenda PD, si dhe në influencën kurruptive të segmentëve të tjerë shqiptarë dhe të huaj.
Ky ishte eksperimenti më makabër antidemokratik që u zhvillua ndaj PD dhe liderit historik të saj Berisha, i cili, në fund të fundit, ishte një hakmarrje e mirëfillitë e pasardhësve të kupolës së nomenklaturës së PPSH dhe ish Sigurimit të Shtetit, ndaj PD si forca e parë politike dhe liderit të saj për shkak të përmbysjes së diktaturës komuniste të etërve të tyre biologjikë dhe politikë. Shumica dërmuese e demokratëve e kuptuan këtë skenar makabër shfarosës për PD, që në ditën e sanksionimit të Berishës dhe të përjashtimit të tij nga grupi parlamentar të PD. Sot, një pjesë e këtij skenari është kuptuar dhe po artikulohet qartë nga forcat politike të PPE dhe IDU përmes tre rezolutave, përfshi edhe ftesën zyrtare të IDU për Berishën për të takimin e saj të ardhshëm në Bruksel.
Ky skenar makabër antidemokratik, që u aplikua në Shqipëri ndaj PD si forca kryesore politike opozitare, themeluese e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, është unikal për nga faktorët pjesëmarrës në të dhe, sidomos, për nga implikimi i disa segmenteve diplomatikë të vendeve të lira mike. Si skenar ky mund të ishte i imagjinueshëm vetëm me qëndrimin që mbajnë qeveritë në republikat diktatoriale dhe neodiktatoriale si ato të ish Bashkimit Sovjetik, Iranit, Kores së Veriut, apo në republikat e tjera diktatoriale të Azisë apo Afrikës, ndaj cdo force politike, e cila lufton kundër tyre për lirinë e fjalës e të shprehjes, pluralizimin politik dhe të drejtat e njeriut.
Jam i sigurtë se ky skenar makadër antidemokratik që u aplikua ndaj PD dhe Berishës në Shqipëri, do të jetë objekt i analizave dhe studimeve të studiusve politikë, shqiptarë dhe të huaj, cka do të shpërfaqë gjithë përmasat e makabritetit të tij në dëm, jo vetëm të PD dhe liderit të saj, por edhe të demokracisë e pluralizmit shqiptar, madje edhe të sovranitetit të Shqipërisë dhe interesave të saj kombëtare. Janë shumë pyetje të cilëve sot akoma nuk mund t’u përgjigjemi plotësisht.
Me këtë skenar, a synohej të kthehej sistemi neodiktatorial monopartiak apo, sic shkruan Kadare, ai i socializmit demokratik në Shqipëri, apo ndonjë model tjetër autoritar, qoftë edhe i ngjashëm me ndonjë vend europian. Shenjat e para u dhanë. U eksperimentua largimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi dhe ata u zëvëndësuar brenda natës nga lista e të bindurve, cka bëri që Kuvendi të defaktorizohet plotësisht, e bëri atë si Kuvendi Popullor i Diktaturës.
Kjo stratëgji, në disa hapa të saj nuk është shumë larg edhe asaj që përdori Hitleri, në 1933, ndaj Reichstagut, i cili ishte i zgjedhur me votë, por ai e ktheu në institucion formal, i cili thjesht noterizonte vendimet dhe dekretet e Hitlerit, përndoqi politikisht deputëtët dhe liderët e partive opozitare, deri në ndalimin e tyre. Mbajta peng e logos e flamurit të PD dhe përjashtimi de facto i PD dhe mosvënia e emrit të kryetarit të saj në listën e partive në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, paradoksalisht ngjan shumë me strategjinë e ndalimit të partive politike opozitare. Pjesë e këtij skenari ishte edhe zhvillimi i zgjedhjeve moniste të pushtetit vendor të 2019 pa opozitën.
Edhe pse këto janë ngjarje të 5-6 viteve të fundit, sot secili mund të pyesë, si ka mundësi të zhvillohej një skenar i tillë makabër në një vend në mes të Europës, i cili ka vuajtur për gati gjysëmshekulli nën thundrën e diktaturës më të egër staliniste? Dhe ajo që është akoma më e pabesueshme: si ka mundësi që ky skenar ndodhi nën hundën e faktorit ndërkombëtar, aq më tepër në një vend, i cili, gjoja, po monitorohej nga BE dhe cdo vit Komisioni Europian gjoja hartonte një raport progresi për ecurinë në fusha të ndryshme në kuadër të hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE! Plot pyetje të tjera lindin në këtë kontekst. Sidoqoftë, i mbetet PD dhe elitës politike të saj që të punoj seriozisht për ndricimin e plotë të këtij skenari makabër që u ngrit për asgjësimin e saj, si një detyrim madhor, jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj vendit, në mënyrë që skenare të tilla të mos përsëriten më ndaj cdo force politike në Shqipëri.
Përballja e PD me këtë skenar asgjësimi të saj ishte e suksesshme, sepse antarësia e saj tregoi një pjekuri politike, ndoshta përtej kalkulimit që kishin bërë jo vetë qeveria por edhe faktorët e tjerë si bashkëautorë në skenarin agjësues ndaj PD. Skenaristët nuk e kishin parashikuar në skenarin e tyre që demokratët do të ngriheshin që ditën e parë dhe do t’i kërkonin liderit të tyre, Sali Berishës të shkonte dhe të bashkëbisedonte me ta, cka shënoi edhe fillimin e Foltores, e cila kaloi qytet më qytet dhe rreth më rreth për të kulmuar me Kuvendin madhështor të Rithemilimit në stadium. Ata nuk kishin llogaritur që, jo vetëm antarët por edhe qytetarët e tjerë, do të ngriheshin dhe do t’i jepnin PD dhe
Berishës 500 mijë vota në zgjedhjet lokale 2023, edhe pse skenaristët e përjashtuan de facto PD dhe Berishën nga lista e partive në këto zgjedhje.
Pjekuria e madhe politike që treguan demokratët në këtë betejë 4-vjecare për ekzistencën e forcës së tyre politike, ka sot mundësinë reale të thotë fjalën e saj me votë direkte, në këto primare, jo vetëm për kandidatët për deputetë të PD, por edhe për një pjesë të rëndësishme të elitës së saj, e cila do t’i përfaqësoj ata nesër në qeverisje. Lista e kandidatëve prej afro 430 personalitetesh, që kanë hyrë në garën e primareve, është shumë shpresëdhënëse. Aty gjen figura politike, të të gjitha brezave, që janë cdo ditë në aktivitet të dendur politik, në qendër dhe në degët e PD, në mbrojtje të interesit publik.
Oguri më i mirë i këtyre primareve është se, në listë, gjen shumë vajza dhe djem të mirëshkolluar, madje shumë prej tyre janë kthyer edhe nga jashtë dhe po punojnë cdo ditë me demokratët dhe qytetarët në qytete dhe fshatra të vendit. Vajzat dhe gratë, që kanë kanë kandiduar masivisht në primare, janë risi tjetër shumë e rëndësishme për këto primare të PD. Shumë pozitiv është edhe fakti që, në listë, janë plotë personalitete që vijnë nga bota akademike, profesionistët e lirë, shoqëria civile dhe media. Kjo tregon se PD ka kapcitete shumë të mëdha humane, për të përballuar sfidat të mëdha edhe në qeverisje.
Clirimi, edhe pse akoma jo plotësisht, nga skenari asgjësues i ngritur kundër PD dhe liderit të saj , sidomos pas rezolutave të partive simotra dhe pas fitores së Republikanëve në SHBA, ka krijuar një frymë të jashtëzakonshme të mbështetjes për PD edhe nga qytetarët jashtë antarësisë demokrate, të cilët vuajnë për 12 vite pasojat e keqqeverisjes dhe korrupsionit galopant në të gjitha nivelet, varfërisë, shkeljes flagrante të drejtave elementare dhe të lirisë, kontrollit politik të shtrirë mbi cdo fushë madje edhe ai i llojit të survejimit të cdo individi kundërshtar afërisht si në Kinë.
Kjo frymë e re e krijuar në mbështetje të opozitës reflektohet edhe në numrin e madh dhe cilësinë e kandidatëve që garojnë në primaret e sotme. Kjo frymë duket qartë edhe në pjesëmarjen masive të ekspertëve të të gjitha brezave në përgatitjen dhe prezantimin e programeve ambicioze dhe shumë realiste të PD për fushat dhe sektorët e ndryshëm.
Përkundër diskutimeve se primaret mund të dëmtojnë frymën brenda strukturave të PD, unë mendoj të kundërtën. Kandidatët thjesht kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për t’u shërbyer demokratëve dhe forcës së tyre politike në legjislativ apo në ekzekutiv. Kjo është një garë dhe të gjithë nuk do të jenë kandidatë për deputetë. Shumica e tyre do t’I shërbejnë nesër PD për nevojat e qeverisjes në nivel qendror dhe rajonal. Eshtë detyra e strukturave për organizimin dhe manaxhimin e burimeve njerëzore të PD që të kujdesen për bashkëpunimin e aktivizimin e mëtejshëm të këtij potenciali të madh njerëzor që kandidon sot në primare.
© SYRI.net