SYRI TV/ Meta denoncon tentativat e Ramës për kapjen e drejtësisë: Reforma, t’i rikthehet 'shinave veneciane'

20:26, 25/02/2025

SYRI TV

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar procesin e reformës në drejtësi, ku akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se ka bërë përpjekje për të kontrolluar këtë sistem. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta teksa ka renditur ato të cilat i quan ‘fakte publike’ për ta penguar kapjen e drejtësisë nga Rama, deklaron se reforma duhet të vazhdojë duke iu rikthyer ‘shinave veneciane’ të 21-22 korrikut 2016.

“Realizoi një kompromis politik parimor me opozitën të mbështetur në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe votimit të rekomandimit nr.88 të tij, gjë që bëri që opozita të votonte ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut 2016.

Tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit.

Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer ‘shinave veneciane’ të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas. Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si di Pietro që e nisi si ‘hero’ dhe e përfundoi si ministër tenderash.” shkroi Meta.

Meta thekson se  drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco