Analisti Eton Abilekaj, në një intervistë për SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se kundërshtari më i madh politik i Veliajt është kryeministri Rama.
Ai tha se Rama e përdor ‘Dosjen Veliaj’ për interesin e tij politik, por sipas tij, nëse hapen çështje të tjera situata nuk do të jetë në favor të kryeministrit.
“Rama në një miting në 2023 e quajti mashtrues Veliajn që tha ‘ky na solli këtu për të kërcyer dhe na përzuri’, nëse ju kujtohet që i tha dhe ‘ajde lyeji shkallët.’
Zoti Rama kishte kohë që në publik e ulte imazhin e Veliajt. Ai deklaronte në fushatën e vitit 2021 që taksat që i ka ulur qeveria, i ka ngritur Bashkia e Tiranës.
Pra Rama ka qenë kundërshtari më madh politik i zotit Veliajt.
Hapja e ‘Dosjes Veliaj’ në SPAK dukej si një proces gjyqësor i kontrolluar nga Rama, që nuk do shkonte kurrë deri në fund pra do mbante peng Veliajn, për të fituar zgjedhjet e përgjithshme Edi Rama. Dhe me këto që ndodhën duket se po ndodh një shpërthim i pakontrolluar i Ramës ndaj Veliajt.
Kjo është arsyeja pse Rama është i pasigurtë. Pastaj më vonë po të shohim që do të hapen çështje të tjera për dosjen Veliaj, rrethi do të ngushtohet tek Rama.” tha Abilekaj.
© SYRI.net