VIDEO/ Berisha: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave

VIDEO/ Berisha: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave

10:51, 25/02/2025

Teksa Bashkia e Tiranës po largon me kamionë dokumente, përmbajtja e të cilëve ende nuk dihet dhe që u denoncua nga Adriana Kalaja, një lëvizje që vjen dy javë nga arrestimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj, për një sërë akuzash që rëndojnë ndaj tij nga SPAK, nuk ka munguar as reagimi i kryedemokratit Sali Berisha.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqen punëtorët duke ngarkuar dokumentet në kamion, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se kjo zhvendosja e dokumenteve për t’i asgjësuar, është një vendimarrje e urdhëruar nga burgu.

Sipas Berishës, Veliaj është përgjegjës për urdhërin e zhdukjes së dokumenteve, që vjen në një kohë kur ata mduan të zhdukin gjurmët pas vjedhjeve që kanë kryer në institucionin më të madh vendor.

Reagimi

Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco