Tragjedia në Shkodër/ 3-vjeçari humb jetën, motra në gjendje kritike, dyshohet për helmim nga ilaçi i miut

Tragjedia në Shkodër/ 3-vjeçari humb jetën, motra në gjendje kritike, dyshohet për helmim nga ilaçi i miut

17:11, 24/02/2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Fëmija u paraqit në spital me insuficiencë kardiake, puls të ulët dhe shenja jetësore të dobëta. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë pas vetëm 10 minutash. Pak më vonë, motra e tij 7-vjeçare u dërgua në të njëjtin spital me simptoma të ngjashme dhe më pas u transportua me urgjencë në QSUT në gjendje kritike.

Analizat toksikologjike të kryera në Tiranë kanë zbuluar shenja kontaminimi me helm minjsh, duke ngritur dyshime se fëmijët mund ta kenë konsumuar aksidentalisht ose kanë rënë në kontakt me të. Kjo gjetje hedh poshtë mundësinë e një viroze sezonale si shkak i tragjedisë.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një aksident apo një rast të neglizhencës me pasoja fatale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco