Anëtari i kryesisë dhe i deleguari politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj mashtrimeve dhe gënjeshtrave të fundit të Erion Veliajt. Në një postim në Facebook, ai e ka cilësuar Veliajn si një mashtrues kronik, që nuk ngurron të përdorë çdo mjet për të mbajtur pushtetin.
Sipas Këlliçit, propaganda e Veliajt ka arritur nivele të rrezikshme, duke tejkaluar edhe rastet më të rënda të manipulimit politik në të shkuarën. Ai e ka krahasuar gënjeshtrën e fundit të kryebashkiakut me historinë e trilluar të Griseldës së Kavajës, një rast që tronditi Shqipërinë vite më parë.
Postimi i plotë:
Vetëm një mashtrue kronik, patologjik dhe deluziv, mund të arrijë deri në këtë pikë! Më në fund qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, po njihen me fytyrën e vërtetë të kreut të 5D.
Gënjeshtra e sotme, i’a kalon dhe historisë me Griseldën e Kavajës, që lëngonte e gjakosur nga kriminelët e Saliut, që i kishin çarë barkun, për ti hequr fëmijën…
Ky njeri duhet kuruar!!!
© SYRI.net