Historia e trishtë e 19-vjeçarit nga Kamza që humbi jetën në Santorini, e ëma e braktisi që 9 vjeç në jetimore...

Historia e trishtë e 19-vjeçarit nga Kamza që humbi jetën në Santorini, e ëma e braktisi që 9 vjeç në jetimore...

10:18, 23/02/2025

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Santorini, ku një djalë 19-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën pas shembjes së papritur të çatisë që ai po riparonte.

I riu quhej Aurel Elezi dhe ishte rritur në jetimore, duke kaluar një jetë plot sakrifica për shkak të braktisjes nga nëna dhe mungesës së kujdesit nga i ati.

Aureli kishte udhëtuar në Greqi për të punuar, dhe ditën e djeshme po kryente punime në një pronë në Imerovigli, një zonë me struktura ndërtimore që ngjanin me shpella.

Ai ishte duke riparuar çatinë e këtij objekti, kur, papritmas, struktura e dëmtuar e çatisë e zuri poshtë, duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e objektit dhe përgjegjësin për ndërtimet e mëparshme, ndërsa hetimet janë ende në proces për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike. Mediat greke kanë raportuar se ky aksident nuk ka lidhje me zhvillimet sizmike të fundit në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco