Zbardhet biseda mes Safet Bajrit dhe policisë! Si u arrestua në Shkodër

Zbardhet biseda mes Safet Bajrit dhe policisë! Si u arrestua në Shkodër

10:07, 22/02/2025

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Safet Bajrit mesditën e së premtes.

Mësohet se atij i ishte dërguar një fletë-thirrje nga BKH që të paraqitej për ADN dhe dëshmi.

Ndërkohë gjatë bisedës më policinë, Safet Bajri mësohet t’u ketë thënë uniformave blu se “nuk kishte makinë të blinduar“.

Policia i ka thënë se do shkonin në komisariatin e Shkodrës për t’i marrë ADN. Ai u paraqit bashke më avokatin Sokol Tahiraj, por teksa priste, RENEA zbarkoi duke i vënë prangat.

Në Policinë e Tiranës, atij iu komunikua edhe masa e sigurisë arrest me burg për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarja e ndodhur në 2018.

Sipas njoftimi të SPAK, Safet Bajri bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin organizuan dhe vranë Fatbardh Licin, për të marrë hak për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Ky i fundit, dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe sipas SPAK, Behar Bajri i atribuon vrasjen e Boran Berçanës, Ibrahim Licit, dhe për këtë ka vrarë për hakmarrje Fatbardh Licin.

Vrasja e Berçanës ndodhi më 15 korrik të vitit të 2018 dhe nuk është zbardhur, ndërsa u ekzekutua në makinë bashkë me partneren, Silvi Ndoci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco