Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në emisionin Syri Dixhital me moderatorin Bled Marku, tha se primaret janë një proces dinamik dhe një shprehje e asaj demokracie nga poshtë-lart.
Ai shtoi se PD nuk është një forcë politike imponuese, por sipas tij, ajo i pyet qytetarët për përfaqësuesit e tyre, të cilët do dalin nga primaret.
“Primaret janë një proces dinamik dhe është një shprehje e asaj demokracisë nga poshtë-lart. Është një shprehje e asaj demokracie nga poshtë lart, shkojmë tek njerëzit se cili mendoni që t’ju përfaqësojë më me dinjitet. Ka akoma dh pak kohë edhe për kandidatë nga diaspora, sepse ne kemi nevojë edhe për kandidatë nga diaspora që t’i përfaqësojë ata. Duke qenë të angazhuar në radhë të parë shohim një listë mjaft të gjatë, në radhë të parë, është një hapje fushate sepse këta njerëz po dalin në media, në terren, takojnë, mbledhin njerëz dhe është shumë pozitive, është forcë demokratike, që do të thotë është forcë që i afrohet njerëzve dhe ajo kërkon t’i përfaqësojë ata. Nuk është forcë imponuese, dhe nuk mund t’i shkojmë ditën e fundit ose mesnatën e fundit, për të kuptuar se kush janë kandidatët. Është e rëndësishme kjo sepse i jep kohë, ventilon dhe fushatën, por dhe publikun, fillojnë njihen me figurat dhe njohjen e programit. Vizioni jonë është drejt njerëzve, duke qenë vizioni jonë drejt njerëzve është shumë e drejtë që t’i kërkosh atij mendim se kush kandidat ju duket më i denjë” tha Alimehmeti.
© SYRI.net