‘Na detyruan të ndryshojmë emrin dhe simbolet kulturore’/ Mickoski: Jemi në të njëjtën situatë si para 20 viteve

‘Na detyruan të ndryshojmë emrin dhe simbolet kulturore’/ Mickoski: Jemi në të njëjtën situatë si para 20 viteve

18:05, 21/02/2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, ka shprehur në një deklaratë se është shumë i zhgënjyer me perëndimin.

Ai tha se qeveria e Shkupit është detyruar të marrë shumë risqe, duke ndryshuar emrin, monedhën dhe flamurin.

Mickoski shtoi se këto vendime nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për Maqedoninë e Veriut, sepse sipas tij, vendi është në po të njëjta kushte siç ishte para 20 viteve.  

“Zhgënjimi tek qytetarët e vendit tim është jashtëzakonisht i madh. Jam dëshmitar se në kohën kur ishim në opozitë, në vitin 2018, shumë njerëz nga e gjithë bota, zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra nga shumë vende të fuqishme të NATO-s, presidentë, anëtarë të Komisionit Evropian, na vizitonin dhe na thoshin para 4-5 viteve, ‘ndërroni emrin dhe këtë herë do të bëheni menjëherë anëtar i NATO-s, do të filloni negociatat me BE-në dhe do t'i përfundoni ato brenda 4-5 vjetësh dhe do të bëheni anëtarë të BE-së’. Sot që flasim kanë kaluar dy vjet dhe ne jemi në të njëjtën situatë si para 20 vitesh, por ne ndërkohë kemi ndërruar flamurin, monedhën, emrin dhe gjithçka”, tha Mickoski. Syri.net- newsbomb.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco