Â
Gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës në zgjedhjet gushtit 2024 Petri Gjikuria foli edhe për skandalin e ‘petales socialiste’ që nga Lushnja ka shkuar dhe ka votuar në zgjedhjet e gushtit 2024.
Gjikuria deklaroi se, ka bërë padi në SPAK për atë që ka ndodhur në zgjedhjet e Himarës. Gjithashtu Petro Gjikuria foli edhe për arsyet se, se qeveri e drejtuar nga Edi Rama nuk i jep zgjidhje problemit të pronave në Himarë.
‘Vetëm të shikoni se çfarë ndodhi në Himarë në 4 gusht, edhe kallëzimin që bëra unë në SPAK për gjithë ato lëvizjet e gjendjes civile dhe tani thonë, se do vreshti do hajdutin, por edhe të Zotin do vreshti.
Por ‘petalja socialiste’ e tha vetë se ku ishte rritur dhe tregoi edhe fotografitë që votoi në Himarë. Ne i kemi kallëzuar, aq fuqi kemi ne, tani se çfarë bën SPAK e di SPAK, por duhet të jemi më aktivë se, vijnë zgjedhjet dhe këto krimet zgjedhore duhet ti shikojmë.
Dhe ne për fat të mirë tonin, padinë në SPAK e kemi bërë për Borshin edhe Tavo e ka pranuar se, kishte sjellë njerëz për të mbrojtur votën.
Arrestimi i Fredi Belerit nuk i pëlqeu askujt, por himariotët qëndruan se ata ishin lodhur për 12 vite, dhe jemi lodhur e kemi bashkëbiseduar me kryeministrin disa herë për problemin e pronave dhe janë vrarë kaq njerëz në Shqipër për pronat dhe nuk është dhënë një zgjidhje.
Na premtoi që do na ndihmojë. Isha i pranishëm në atë takimin e diasporës në 2016 dhe bënin diskutime se si të bënin turizëm me polumbarë, që dukeshin qiqra në hell. U ngrita dhe u bëj një pyetje; se kapitalizmi është i bukur, por shpirti i tij është prona, pse nuk i jepni pronat. Më ndaloi dhe më tha, jemi në bashkëbisedim.
Më pas erdhi e më takoi dhe më tha, bëhet dhe do ti bëjmë. Jemi takuar dhe me Ramën dhe kemi diskutuar atë problem. Nëse zgjidhet problemi i pronës, është puna ime se çfarë të bëj me të.
Problemi është pse nuk zgjidhet problemi i pronës, ai ka arsyet e tij, ne nuk e dimë se çfarë arsyesh ka, por supozojmë që kërkon ti mbajë njerëzit të frikësuar, të mos votojnë të lirë, dhe të mos shprehin vullnetin e tyre që të votojnë për ndryshim’, tha ndër të tjera Petro Gjikuria në SYRI TV.
© SYRI.net