Një ish-student i dhjetorit, Ajet Ramçaj është kthyer pas, më 1991 ku ka kujtuar ultimatumin e studentëve për qeverinë e asokohe, që sipas tij është prezente edhe sot pas 34 vitesh.
Duke folur për ‘20 shkurt '91, kujtesë për veprim”, Ramçaj tha se 11 maji, do të jetë një pikë kthesë për fatin e çdo shqiptari, nëse do të pranojnë ose jo, neo-marksizmin e këtij regjimi.
Sipas tij, është koha për përmbysjen e narkodiktaturës më 11 maj, përmes votës, në të kundërt, theksoi Ramçaj, do të ishte dënim nga Zoti nëse Shqipërinë do e linin në shinat rilindase, që vetëm sa po shpopullojnë e shkombëtarizojnë vendin.
Jemi mbledhur në kujtim e ndërim të 20 shkurtit, që hyn në jetën e historisë si një nga ngjarjet më të mëdha historike shqiptare të shek.20. Armata e të rinjve të Tiranës, 7 javë përpara kësaj date, bashkë me popullin e Tiranës kishin fituar betejën kundër dikaturës më çnjerëzore komuniste. Një betejë që kërkonte më shumë guxim e sakrifica, Greva e nisur në UBT, më 5 shkurt, shërbeu si pikënisje mes jetë a vdekje, të studentëve të vendosur kundër mitit të dikatorit Enver Hoxha dhe falangave të dikaturës. Qindra studentë u tubuan në Qytet Studenti së bashku me kërkesat e tyre politike. Më 15 shkurt lexohet e dërgohet ultimatuimi ndaj qeverisë Çarcani. Heqja e emrit Enver Hoxha të Univ.Tiranës.
Kemi para 11 majin ku vendoset fati neo marksist i këtij regjimi, por edhe fati ynë. Fati i keq i regjimit është fati i mirë i shqiptarëve. Ta përmbysim këtë narkodiktatorë më 11 maj me votën tonë. Do na dënojë vetë Zoti nëse do e lëmë vetë shqipërinë të ecë në shinat riliandase, që po na çojnë në shpopullim e shkombëtarizim. Në emër të studentëve, ftoj të gjithë ata që të parën kanë Shqipërinë e pastaj partinë, të bashkohen kundër asaj që ka emër, sekti rilindas-sorosist që ka uzurpuar PS. Shqipëria lëngon e loton, është detyra e bijëve të saj t’ia kthehjnë shkëlqimin e saj e t’ia shërojnë sëmundjet. Shpresoj që procesi i primareve të nxjerrë kuaj lufte në këtë garë.
© SYRI.net