“Edi Rama do hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës”. “Ose, tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD, më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm mbi shqiptarët platformën e Çubrilloviçit”.
“Në epiqendër ne kemi familjen, konsolidimin e saj, suksesin e saj”, tha kreu demokrat.
Berisha: Nuk e lashë pa qëllim familjen sepse pati një debat programi shumë të mirë mbrëmë.
Nuk mund të mohohet, plaga më e madhe e këtij vendi sot është boshatisja, shpopullimi.
Edi Rama do hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës. Ose më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm mbi shqiptarët platformën e Çubrilloviçit.
Në epiqendër ne kemi familjen, konsolidimin e saj, suksesin e saj.
Një seri masash janë përcaktuar dhe do përcaktohen në mënyrë që familja të luajë të gjithë funksionet e saj në një shoqëri të lirë.
Do bëjmë gjithçka për të nxitur fuqishëm rritjen demografike të Shqipërisë.
Do ketë bonus për fëmijën e parë dhe të dytë që do vendoset fill tre muajt e parë dhe dora-dorës do kalohet në sistemin ku fëmija e tretë paguhet nga shteti nga lindja deri në moshën 23-vjeçare.
Do bëhet gjithçka për rikthimin e emigrantëve.
Pra, në dallim nga vajet e përditshme dhe të përnatshme, kacafytjet e krahut tjetër, ne jemi përqendruar totalisht në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Problematikat tona më kryesore lidhen me qytetarin.
Edi Rama është i shkallmuar. Siç e shihni është i shkallmuar, por e ka thënë populli shqiptar në të gjitha kohërat, cili-viu-viu, kush ia bën, ia bën vetiu. Kjo është e vërteta.
Nuk e shndërruam ne atë në kukull të Xhorxh Sorosit. E bëri zgjidhjen vetë ai.
Ne luftuam me të gjithë përpjekjet tona kundër doktrinës së Xhorxh Sorosit të globalizimit, të drogës, të censurës dhe me radhë.
© SYRI.net