I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qene I ftuar gazetari BAsir Çollaku I cili ka komentuar akuzat për kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar tashmë. Ne bisedë në studio me moderatorin Bled Marku, Çollaku tha se Veliajt i duhet hequr telefoni nga burgu…
Basir Çollaku: Në regjistrin e veprave penale për Erion Veliajn unë mendoj se është fillimi i akuzave që rëndojnë mbi të. Ajo që ndodhi që ne hetimin pasuror, që në lajmërimin e parë, pra që nga kallëzimi i Nesti Angonit. Akuzat ndaj Valiajt kanë qene me të rëndat për një funksionar publik deri në ditët e sotme.
U fillua me një çështje, hetimi pasuror, por aty janë disa dosje që kanë lidhje me hetimin ndaj Veliajt, Atu janë, Eco Tirana, 5D, inceneratori, Ndrangheta.
Të gjithë këto grupe kriminale që paskan vepruar në bashki pa dijeninë e këtij kryebashkiaku, por që firmat e tij janë prezentë në dokumentacion, janë të pranishme, janë aty dhe për të cilat tashmë i pandehuri në qeli do të dëshmojë dhe do rrëfejë. Padurimi i tij tregon se po fillon të ndjejë peshën e kafazit të hekurit dhe mesazhet kanosëse ndaj Ramës i cili po eglendiset dhe po e përdor Veliajn për ta mbajtur larg vetvetes pjesën tjetrë të hetimeve për shumë çështje.
Prokuroria e kam përsëritur dhe po rithem, duhet të shkojë në Qipro tek ofshoret, duhet të shkojë në Dubai. Sa llogari kanë këta emra nëpër dosje, atje. Jam tërësisht i bindur se informacioni i SPAK është, kanë dijeni. Mungon vetëm vullneti. Ajo kërkesë nuk është mirë të shkojë me një emër. Përfshije edhe kabinetin brenda që nga Kryeministri, Balluku, Balla, ata që janë në qeli. Gjithë këtë njerëz. Dhe atyre njerëzve u duhet punë që të shpalosin llogaritë e pamykura të cilat u janë grabitur shqiptarëve sigurisht.
Unë nuk e kam dëgjuar prokurorinë e posaçme të në thotë neve publikisht, ore çfarë u bë se gjykata antimafie në Itali, për këtë historinë e ndërtimeve të Ndranghetës që është një dosje që nga viti 2020 në SPAK. Është dënuar biznesmeni që ka marrë një tufë tenderash edhe në bashki edhe në qeveri...
© SYRI.net