Lideri demokrat Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për dy deputetë të Partisë Demokratike, duke theksuar rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm brenda forcës politike që ai drejton. Ai garantoi se bashkëpunimi me ta, si dhe me këdo tjetër që ndërmerr veprime të ngjashme, mbetet i çmuar dhe i rëndësishëm për të ardhmen e PD-së.
Sipas tij, këta deputetë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë besimin e tij të plotë. Megjithatë, Berisha theksoi edhe një herë rëndësinë e lirisë së zgjedhjes, duke rikujtuar se kjo ka qenë një nga vlerat themelore për të, madje edhe në periudhat më të errëta të diktaturës. Ai nënvizoi se thelbi i lirisë është e drejta e individit për të zgjedhur vetë, një parim që ai e ka mbrojtur vazhdimisht. Duke iu referuar filozofisë ekzistencialiste, Berisha tha se edhe në kohë kur ajo konsiderohej reaksionare, ai e ka besuar dhe mbështetur.
FJALA E BERISHËS:
Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.
Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi.
© SYRI.net