Pallati e vila/ Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pallati e vila/ Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:33, 19/02/2025

Valbona Xoxa, nëna e Ajola Xoxës, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo do merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, lidhur me hetimin ndaj kryebashkiakut Veliaj që çoi në masën e arrestit ndaj këtij të fundit një javë më parë më 10 shkurt.

Mësohet se ajo do të pyetet kryesisht për vilën e familjes në Qerret.

Hetimet dhe verifikimet e pasurive të deklaruara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, duke përfshirë Ajola Xoxën, Arbër Veliajn, Valbona Xoxën dhe Shqiponjë Veliaj, kanë identifikuar disa pasuri të patundshme në emër të këtyre individëve, duke përfshirë apartamente dhe vila në Tiranë, Kavajë dhe Fier.

Po ashtu nga hetimet është zbuluar se Veliaj i ka dhënë leje për një pallat familjes së gruas.

Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi pronën e gruas dhe vjehrrës së tij, e cila u transferua për 140 mijë euro kushëririt të saj, Valmir Xoxa - akademik dhe muzikant në bandën frymore të Bashkisë së Tiranës, në një transaksion për të cilin SPAK ngre dyshime se është fiktiv.

Po ashtu Valbona Xoxa do pyetet edhe për transaksionet e kryera me kompaninë e së bijës, “Ava Studio”. Hetuesit do të fokusohen edhe në blerjet online të kryera me kartën e saj bankare, për të verifikuar origjinën dhe qëllimin e këtyre transaksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco