Nesho: Edi Rama ka kryer akte korrupsioni kundër interesave ekonomike të amerikanëve

18:54, 18/02/2025

Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, me moderatore Sonila Meçon, tha se kryeministri Edi Rama i ka kryer aktet e korrupsionit kundër interesave ekonomike të qytetarëve amerikanë.

Ai tha se kjo e fakton lidhja që ai ka me MccGonigal i cili është dënuar nga drejtësia amerikane për korrupsion. 

“Në politikën zyrtare të vendit ky merr një përfaqësues që nuk përfaqëson asgjë, ky është një njeri që ka mbaruar shkollën, ka lekët e babait. 

Sigurisht ky duhet të mbajë përgjegjësi sepse ky fut persona të panjohur në protokollin që nuk përfaqësojnë shtetin shqiptar. 

Gjatë këtij muaji Trump ka nxjerrë dy urdhra ekzekutiv, e para lidhet me të ashtuquajturin me praktikat e korrupsionit që kanë bërë të huajt me amerikanë, dhe ky është një person i lidhur tepër rëndë me MccGonigal me urdhër të presidentit amerikan, i jepet e drejta ministrit të drejtësisë Antorner General që të rivlerësojë praktikat me akte korrupsioni në dëm të interesave ekonomike amerikane ose të interesave të National Security.

Demokratët amerikanë në 23 dhjetor kanë patur një dekret presidencial, që gjykata amerikane mund të dënojë të gjithë të huajt, që kanë kryer akte korrupsioni kundër SHBA, një dekret presidencial që e ka bërë Biden dhe i jep mundësi drejtësisë amerikane që të dënojë zyrtarë të huaj, që kanë kryer korrupsion kundër SHBA.” tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco