SYRI TV
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e së martës. Kolë Manaj, 34 vjeç, ka qëlluar me plumb në kokë partneren e tij, Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeçe, dhe më pas edhe veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa Anila nëna e tre fëmijëve ka mbetur e plagosur në kokë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si fusha e druve, lagjja "Mark Lula', ku çifti ishte në një makinë tip ‘Tiguan’ e cila ishte në pronësi të 44-vjecares, e cila ishte punonjëse sociale e qendrave komunitare nr 5.
Burime nga policia bëjnë me dije se çifti dyshohet se ka pasur një grindje në automjet dhe më pas 34-vjeçari ka nxjerr armën dhe ka qëlluar bashkëjetuesen e tij dhe më pas edhe veten.
Sipas të afërmve gjatë kësaj kohe, çifti nuk ka shfaqur probleme dhe ka pasur një marrëdhënie të qetë, pasi nuk është raportuar më parë për ndonjë konflikt apo problematikë mes tyre. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas burimeve mësohet se Anila ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti, me të cilin ka 3 fëmijë, dhe prej 5 vitesh jetonte me Manajn. Çifti ishte aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku shpesh publikonin mesazhe dashurie për njëri-tjetrin.
© SYRI.net