Berisha takon, ish Kryetarin i Grupit Konservator të Britanisë në PE: Biseduam për narkoshtetin shqiptar dhe zgjedhjet e ardhshme…

Berisha takon, ish Kryetarin i Grupit Konservator të Britanisë në PE: Biseduam për narkoshtetin shqiptar dhe zgjedhjet e ardhshme…

19:17, 15/02/2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në selinë e PD me Z. Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher.

Në një mesazh në faqen e tij në facebook, Berisha shkruan se “në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral”.

Postimi:

Të dashur miq,

Sot pata nderin të pres në zyrën time në selinë e Partisë Demokratike Z. Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher. Në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral. Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm. Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco