Berisha: Do të paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja e Veliajt, blerje mijëra paundësh

Berisha: Do të paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja e Veliajt, blerje mijëra paundësh

14:37, 13/02/2025

Sali Berisha, gjatë një fjalimi të tijin në oborrin e Kuvendit, ka denoncuar lidhjet e qeverisë me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike. Ai ka theksuar se fatura të dyshimta lidhur me blerjen e garderobës së Erion Veliajt janë mbajtur të fshehura nga autoritetet, duke përdorur lidhje të ngushta për të mbuluar veprimet e paligjshme.

Berisha ka paraqitur fakte, përfshirë foto dhe fatura të blerjeve online, që përmbajnë vlera të mëdha dhe që nuk janë përfshirë në hetimet e prokurorisë, sipas tij. Ai ka përmendur se përpjekjet për të mbuluar këto informacione janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të fshehur shkeljet dhe favorizimet që lidhen me individë të lidhur ngushtësisht me pushtetin.

FJALA E BERISHËS:

Ju i dëgjuat mëkatarët se si ngriheshin në një kohë që kanë marrë me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj dhe tani donin garderobën e barabartë me Lalja Assadin. Kur ajo u arratis në Rusi, një nga lajmet ishin se gardebora e asaj kushtonte 1 mln euro. Por doli që gardëroba e Velicës me fatura doganore, të blerjeve online shkonte 867 mijë euro.
Por unë kam aty çantë dhe do ti paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, ose nuk ja kanë dhënë doganat.
Pyetje: Çfarë janë këto fatura?
Sali Berisha: Fustane 3 mijë paundë, 2800 paundë. Kam dhe fotot dhe faturat. Ajo që është interesante në dosje është se viti 2014 ka një kryq në dosje, nuk ekziston. Viti 2015 ka vetëm 1/5 e blerjeve online të Velicës. 
Çfarë bënë këta? Edi Rama i thotë Gjylametit, i thuaj se po merresh me fustane grash. Thjeshtë janë fustane grash është konotacion tjetër. Por kur këta i bëjnë gratë hajdute është turpi i tyre, se këta tregojnë se përdorin familjarët për të vjedhur në mënyrë të papërmbajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco