Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, deklaroi se gjyqi ndaj Erion Veliajt ka ngjallur shumë debate. Sipas avokatit Vishaj, Kryeministri Rama po bën “avokatin e djallit” duke e interpretuar si një çështje fustanesh, por gjyqi është “miliona” herë më i thellë se sa e paraqit kreu i qeverisë.
“Ka ngjallur shumë debat vendimi për Erion Veliajn. Kjo reformë ka marrë tatëpjetën me kohë. Kemi arritur në një pikë që nuk mbante më. Sot pamë një kryeministër që bën avokatin e djallit, duke luajtur me fustanet e ish-kolegut kryesor që ai ka pasur.
Qëllimisht hyri për herë ta parë në Bashki, zhvilloi mbledhje dhe dha mesazhet e veta, por që kjo ishte një goditje që kreu i ekzekutivit rrëmbeu “De Jure” edhe atë pak drejtësi.
Për të gjitha çfarë kanë ndodhur në këto 48 orë, Rama ka qenë në dijeni.
Mënyra si veproi SPAK-u me arrestimin e Veliajt ishte ligjore. E morën pa pranga, e trajtuan si njeri. Ndodhi pikërisht edhe kur SHBA i preu pagat e Sorrosit. Ky nuk është gjyq fustanesh, është miliona herë më i thellë.
Këtu populli rri si analfabet para televizorit. Nuk mund ta trembësh drejtësinë me pankarta, siç bënë këta përkrahësit e Veliajt sot. Jemi të gjithë të fyer nga mënyra dhe nga gjuha që është përdorur ndaj drejtësisë”, deklaroi avokati Vishaj.
© SYRI.net