Erion Veliaj ndodhet pas hekurave të burgut për 9 akuza penale, nga më të rëndat për një zyrtar të lartë publik.
Ndër to korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Të gjitha këto akuza të rënda ndaj Veliajt janë jashtë “perimetrit” të super vjedhjeve në bashkinë Tiranë siç është inceneratorit, “5D” vjedhja 100%, lidhjet me Ndraghetan, pastrimi i parave në ndërtim etj.
Pra, jashtë këtyre, që SPAK e ka amnistuar Veliajn, vetëm me raste sporadike që ka marrë në hetim dhe ai përsëri ka bërë namin me paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Por kjo është vetëm një pjesë e abuzimit të Erion Veliajt me pushtetin.
Diçka e pazakontë për një vend demokratik ka ndodhur menjëherë pas arrestimit të Veliaj. Përveç kryeartiatistit të dështuar që bën kinse nuk di gjë pse u arrestua bashkëpunëtori më i ngushtë në vjedhje, janë rreshtuar me deklarata publike në mbështjetje të hajdutit të taksave të qytetarëve edhe ca artistë, ose pseudo artistë.
Madje, edhe e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Helena, është “tërhequr zvarrë” për të shkuar deri në SPAK për t’i dalë në mbrojtje Veliajt. (arsyet e këtij shërbimi të saj ndja Veliajt, cilatdo qofshin, nuk e nderojnë mbiemrin që mban mbi supe)
Po të shohësh emrat të cilët kanë dalë në mbështetje të njeriut që dyshohet se ka vjedhur taksat e qytetarëve, janë të gjithë personazhe pas të cilëve qëndron një tjetër abuzim i frikshëm i Erion Veliajt me pushtetin, shpërdorimi i parave publike për projekte fiktive e qoka për pseudo artisët e pseudo “VIP-s”.
Emrat e pseudo ‘VIP-ave’ që kanë përlarë para nga taksat e qytetarëve përmes Veliajt janë:
Balerini që është shndërruar në velinë të Veliajt, Ilir Shqiri.
Producenti, Ardit Çuni.
Aktorja Monika Lubonja,
Jonida Maliqi,
Anxhela Peristeri,
Noizy,
Artan Imami,
Çiljeta Xhilaga
Roland Hysi
Rudina Demneri (Paloma)
Xheraldina, nëna e këngëtarit Ledri
Këngëtari Ermal Meta
Ira Seferi (Bashkëshortja e aktorit Gaz Paja)
Koreografi Dritan Brama
Moderatorja Kozeta Kurti
Modelja Aferdita Dreshaj
Aktorja Arjola Demiri
Koreografi Ilir Shaqiri
Të gjithë këta pseudo VIP-a, nuk kanë ngritur zërin kurrë për hallet e qytetarëve si për kopshte, çerdhe, trafikun, ndotjen, betonizimin, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, sepse të gjithë janë paguar nga hajduti i Tiranës me taksat e qytetarëve për këtë ditë sot e për ditë zgjedhjesh siç edhe i kanë parë shqiptarët.
Këta jo vetëm që nuk përfaqësojnë asgjë nga emri “VIP”, por janë turpi i shoqërisë derisa dalin në mbrojtje të hajdutëve që u japin para për punë fiktive.








© SYRI.net