Protesta e punonjësve të Bashkisë së Tiranëstë cilët u urdhëruan të dalin në mbrojtje të Erion Veliajt, ka përcarë socialistët e Tiranës.
Në komunikimet e tyre në grupet e ëhats app-it ata thonë se nuk e shohin me vend që të marrin pjesë në këtë protestë. Njëri prej tyre thotë se protestat bëhen me zemër dhe jo me urdhër.
Protesta e punonjësve e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës përpara SPAK-ut në mbështetje të Kryetarit të arrestuar të Bashkisë Erjon Veliaj, duket se ka përçarë socialistët e kryeqytetit.
Jo të gjithë anëtarët e partisë kanë pranuar apo kanë dalë me dëshirë në protestë, teksa mesazhet e ekspozuara nga grupi i Ëhats’app me emrin Këshilli Socialist 2024, tregojnë se shumë janë detyruar të protestojnë për Erjon Veliaj.
Në mesazhe një prej anëtareve kundërshton ashpër pjesemarrjen duke thënë se protestat bëhen me zemër dhe jo më urdhër.
“Nuk e gjej me vend dhe për më tepër as kohën për të bërë diçka të tillë, por mjaftohem duke kujtuar se kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për shokun tonë Sajmir Tahiri, shumë prej nesh shkuan tek kryesia e Kuvendit. Pas arrestimit të tij takova shumë socialist të njësisë 2 por edhe të gjithë Tiranës që kishin shkuar te shtëpia e tij, por edhe pranë prokurorisë. Askush nga Kryesia nuk më tha mua apo dikujt tjetër se ç’duhet të bënim për të mbështetur Kryetarin e Partisë sonë. Vetë u organizuam dhe vetë shkuam atje ku menduam. Por kjo gjë nuk ndodhi kur u kërkua arrestimi i Zv-Kryeministrit Ahmetaj për shembull. Për t’i vënë pikë muhabetit, shokë socialistë. Mendoj se këto lloj reagimesh për mbështetje apo support moral për Erjonin bëhen me zemër dhe jo më urdhër”
Këtë të mërkurë, në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, punonjësit e bashkisë së Tiranës u urdhëruan të braktisin punën dhe të rrethojnë SPAK në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion.
© SYRI.net