Kërcënimet e Ramës ndaj drejtësisë/ Paloka: Ka frikë se Veliaj mund të flasë, veprimet e tij tregojnë për gopën ku do bjerë…

15:58, 12/02/2025

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shprehet se Rama ka nisur të ndryshojë qëndrim në qasjen e tij ndaj drejtësisë, pavarësisht mburrjeve se e ka bërë ai dhe PS, Reformën në Drejtësi.

I ftuar në Syri Tv në edicionin e mesditës përmes një lidhje me skype, Paloka tha se Rama përmes qëndrimeve ndaj SPAK dhe Gjykatës, si dhe ‘mbrotjes’ që po i bën Veliajt, kërkon t’i tregojë këtij të fundit se nuk e ka dorëzuar, por janë të tjerë që e kanë bërë.

Sipas Palokës, Rama druhet se Veliaj mund të flasë, ndërsa shtoi se gjuha e trupit dhe deklaratat që lëshon, tregojnë se fundin e ka shumë afër.

Veliajn e arrestojnë për mbathjet e gruas, është e qartë vjedhja e korrupsioni që kanë bërë. Pjesa tjetër janë krime inteligjente e s’duan ta hetojnë. Ndryshimi i pozicionit të Ramës që ne e kemi krijuar SPAK e reformën në drjtësi, ka dy arsye. Reforma në drejtësi që e kanë bërë këta e Soros, këtë s’e ndryshon asgjë. Këtu janë hedhur mln para të taksapaguesve amerikanë, qëi merrte soros dhe pjesa tjetër shkonte për të mbajtur regjime mosntruoze, si ky që kemi dhe ne në Tiranë.

Ka dy arsye pse kemi këtë qëndrim të Ramës. Së pari kërkon t’i mbushë mendjen Veliajt që s’të kam futur unë në burg, por është një tjeter…Këta ose po përpiqen t’i thonë Veliajt që s’jam unë,  nga frika se unë mund të flasë, po Veliaj s’e mban burgun. Nga ky që vesh fustane grash ka frikë, se flet.

Varianti i dytë, edhe kjo drejtësia ndryshon, janë njerëz që i kemi provuar. Të njëjtën gjyqtarë që i kemi vënë ne dhanë dënimin për mua për shpifje. Ndryshimet në SHBA, që po vijn ëkëtu dita-ditës. Fryma po ndihet çdo ditë e më shumë që fitorja e PD, është thuajse e siguruar. Rama mund ta ketë seriozisht këtë dhimbjen e fortë që po ndjen. Gjithë skenat që pamë, atë që tha sot, tregojnë vetëm frikë, që i është hapur gropa nën këmbë dhe një cipë e hollë deri më 11 maj e mban që të mos bie brenda.

Në aspektin ligjor, s’çuditemi që Rama shkel ligjin me të dy këmbët. S’ka punë fare që të shkojë në Bashkinë e Tiranës, kjo është shkelje e ligjit, se kjo është më e vogla në 27 viet në shtet. I bindur për fitoren e tij me manipulime, kjo është zbythja e parë politike kur tha me arrogancë që do kandidoj në bastionin e PD në Shkodër. Po përpiqet të shpëtopjë ç’të mundet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco