Sot gjyqi për Erion Veliajn, ja ora kur kryebashkiaku do të dalë para togave të zeza

Sot gjyqi për Erion Veliajn, ja ora kur kryebashkiaku do të dalë para togave të zeza

07:48, 12/02/2025

Erion Veliaj do të dalë mëngjesin e sotëm para togave të zeza, ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë seancën për vleftësimin e masës së sigurisë për Veliajn, i cili mesditën e së hënës u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Seanca do të mbahet në orën 08:30, ndërsa kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.

Agjentët e BKH-së zbarkuan mesditën e së hënës në zyrat e Bashkisë Tiranë ku ekzekutuan masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun.

Gjithashtu, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Ajola Xoxën, masë e cila u ekzekutua në orët e mbrëmjes kur ajo u kthye nga Roma ku dhe ndodhej prej ditësh.

Gjithashtu nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë vendosur dhe 4 biznesmenë te tjerë si të përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt Veliaj; Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi. Ndërsa, në pranga ditën e djeshme ra dhe biznesmeni Elman Abule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco