Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e opozitës për të sjellë ndryshimin në vend, duke u fokusuar te rritja e pagave, pensioneve dhe përmirësimi i shërbimeve publike. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ai deklaroi se modeli aktual ekonomik ka dështuar dhe se qeveria ka shpërndarë të ardhurat në mënyrë të padrejtë.
Berisha akuzoi mazhorancën për korrupsion të paprecedentë, duke përmendur shpenzime luksoze dhe keqpërdorim të fondeve publike. Ai vuri në dukje kontrastin mes situatës aktuale dhe qeverisjes së PD-së në vitet 2005-2013, kur sipas tij, pensionet dhe pagat u dyfishuan pa rrezikuar stabilitetin financiar të vendit. Berisha paralajmëroi se fundi i kësaj qeverisjeje po afrohet dhe se opozita do të fitojë këtë betejë. Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me regjime autoritare, duke akuzuar kryeministrin për veprime të ngjashme me ato të diktatorëve.
FJALA E BERISHËS:
Tani fushata jonë do të bazohet në programin tonë, në programin i cili merr përsipër të përmbysë shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri.
Merr përsipër se këto të ardhura të marrin për bazë para së gjithash, rrogat, pensionet, shërbimet ndaj qytetarëve.
Pensionet në 2013 ishin më të larta, sot Mali i Zi, Serbia e ka pensionin 3 herë më të lartë se Shqipëria, Maqedonia 2.8 herë, Kosova, e ka pothuajse 100% më të lartë.
Po sigurisht, po rri ti e bën doktrinë, dëgjon ata që vjedhin, se këta kaq kanë. Këtu është një evolucion i madh. Shqipërinë këta e bënë, këta që marrin tani thërrime e bënë Shqipërinë gjer këtu. Këta janë aksionerë.
Sigurisht nuk mund vazhdohet me rroga, por ti do të ndash me ta, do u japësh atyre nga buxheti. Falimenton thotë, pse nuk falimentuam ne në vitin 2005-2013, nga buxheti i morëm ne. Asnjë njeri të mos ndikohet nga mashtrimet e tyre, ne i merrnim nga buxheti dhe i kalonim tek pensionet.
Ne merrnim nga buxheti dhe i kalonim tek rrogat. I dyfishuam. Çfarë falimentimi. 62 përqind borxhin dhe në kulmin e krizës financiare evropiane.
Por këta sigurisht se kur vjedh dhe blen 1 mln euro garderobën. Thua e ka 1 mln euro vilën, e ka apo nuk e ka, por të thuash 1 milionë euro veshje të brendshme e të jashtme. Dhe po ta thonim ne, nuk e besonte njeri, por tani që i kanë numëruar faturat nuk mund ta kundërshtojë njeri.
Kjo është e vërteta.
Këta kanë humbur çdo sens të realitetit shqiptar.
Po ti mund të jesh shumë i apasionuar pas verës, por verë RomaneConte 33600 euro nuk mund ta hapësh ti. Nuk ke të drejtë.
Kur e kam lexuar për herë të parë, nga një gazetar, thashë ky e ka thënë për ta ilustruar, se nuk mu besua. Por kur nxorën shishen, kur vendos dhe blen 5 mln euro instilacionin në oborr që e sheh vetëm vetë, ti i ke mohuar qytetarët dhe rri e bërtet nga mëngjesi në darkë, aq më shumë i vjedhim, aq më shumë na votojnë.
Ti ke vjedhë dhe votat, por tani po të vjen fundi.
Me korrupsion ndërkombëtar, transnacional, arrite të burgosësh opozitën, faqezi, njëlloj si Llukashenko, njëlloj si diktatori i Tunizisë.
Por tani, gjarprit ju pre koka. Ka tentakula prap, por ne kur nuk na impresionojë koka, tentakulat nuk na impresionojnë.
Këtë betejë do e fitojmë ne!
© SYRI.net