Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar detaje të reja, në takimin me parlamentarët gjermanë në selinë blu pak ditë më parë.
Duke folur para anëtarëve të Kryesisë së PD, Berisha tha se u pyet nga gjermanët mbi fondet amerikane të dhëna për drejtësinë e reformuar tashmë, duke shtuar se i informoi delegatët gjermanë, mbi gjëra të paimagjinueshme që ndodhin në vendin tonë dhe kontrollin e SPAK nga Rama.
Do ju shpreh një mendim.
Një nga vështirësitë tona më të mëdha qëndron në faktin se zhvillimet e këtushme anë të pabesueshme dhe unë këtë e kam konstatuar në shumicën e bisedave me miqtë e të huaj.
Dhe tani do të ju them takimin e fundit.
Para 3 ditësh këtu kishim një delegacion prej 19 personalitetesh të Saksonisë në Gjermani. Miqve gjerman që në fillim u thashë se, ju do të dëgjoni një realitet as nuk do të mund ta imagjinoni dhe ndoshta as nuk e keni dëgjuar dhe e keni vështirë ta besoni, por unë ama jam i detyruar të ua them për të mos përshkruani një realitet që nuk ekziston. Ju gjykojeni vetë, çdo problem ju mund të kërkoi sqarime.
Çfarë ndodhi? Kryetari i tyre në mënyrë të përsëritur thoshte; e tmerrshme. Sepse ato që thoja ishin aq të argumentuara sa nuk kishte nevojë për prova, por ai në prani të të gjithëve, thoshte e tmerrshme. Erdhi në fund e më tha; e tmerrshme.
Mes tyre një parlamentar, avokat i njohur më pyetur mua; si janë raportet e prokurorisë me gjykatën. Po i thashë, se si e kontrollojnë, ky prokurori special ka të drejtë të regjistrojë gjykatësit, dhe çfarë bën ky, ligji i thotë se nuk do merresh me problemet intime në telefonata, por ky merret me ato dhe i mban peng.
Pse tha, ky i kontrollon gjykatësit. Dhe kur ne e shtrojmë thotë se, e kanë pranuar vetë gjykatësit. Po ai mund të pranojë të vrasë veten, por nuk lejohet.
Pyetja e dytë; po ata kush i gjykon. Nuk ka gjykim për ta, nuk ka hetim. A ju kujtohet atij afërmendshit që thoshte; ne kemi kontroll shumë të rreptë dhe aludonte se kishte kontroll nga OPDATI, etj. A ju kujtohet dëshmia e tij në KLP, ne kemi kontroll shumë të rreptë, kontroll qiellor, kontroll me individë që shpërdorojnë taksa të qytetarëve të vet.
3 trilionë dollarë.
Po tani që ikën ata, se presidenti u ka prerë ndihmat, kush i kontrollon ata? Askush nuk i kontrollon, i kontrollon Rama.
Dhe në fund kryetari i delegacionit erdhi në fund e më tha; z. Berisha kjo që dëgjova unë është e tmerrshme.
Po ju them ju, se këtë me çdo njeri që kam diskutuar të huaj, se ndodhin gjëra të pabesueshme.
© SYRI.net