Administrativja i hoqi licencën e avokatit/ Këlliçi: Idajet Beqiri, një shpifës kronik i dënuar me burg për falsifikim dokumentesh zyrtare

Administrativja i hoqi licencën e avokatit/ Këlliçi: Idajet Beqiri, një shpifës kronik i dënuar me burg për falsifikim dokumentesh zyrtare

15:37, 11/02/2025

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit për të rimarrë licencën e avokatit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa e cilëson Beqirin një shpifës kronik, Këlliçi thotë se ai ka qenë i dënuar me burg, për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i dokumentave zyrtare’ që më 1986.

Sipas Këlliçit, Beqiri nuk është gjë tjetër veçse një pseudo avokat, mashtrues, falsifikator dhe i dënuari në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë e Gjermani, nga ku mediat e inceneratorëve e servirin çdo ditë në prime time si opinionist dhe avokat të shquar.

Statusi

Ky është pseudo avokati, mashtruesi, fallsifikatori dhe i dënuari në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë e Gjermani, që mediat e inceneratorëve na e nxjerrin përditë në prime time si opinionist dhe avokat i shquar!!!

Ky shpifës kronik është i dënuar me burg, për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i dokumentave zyrtare’ që më 30.04.1986, një vit para se unë të lindja!

Sa për sqarim:

Gjykata Administrative la në fuqi vendimin e dhomës së avokatisë për heqjen e liçensës së Idajet Beqirit.

Komiteti i disiplinës i hoqi liçensën për shkelje të rënda dhe mashtrim të qytetarëve në disa episode!

Beqiri ankimoi vendimin në Gjykatë Administrative.

Kërkesa e Beqirit për të rimarrë liçensën u rrëzua duke lënë në fuqi heqjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco