FOTO/ Nipi i Xhevdet Amullit, kreu partisë së Bashës për Shkodrën, dhunon ekipin e ‘Piranjave’

FOTO/ Nipi i Xhevdet Amullit, kreu partisë së Bashës për Shkodrën, dhunon ekipin e ‘Piranjave’

15:55, 10/02/2025

Eshtë dhunuar nga Policia e Shkodrës, grupi i xhirimit i emisionit Piranja, të cilët ishin duke filmuar një aksion të IMT për shembjen e një objekti në Urën e Baçallëkut. Forcat e policisë, të armatosur me automatikë e kallashnikov, kanë tërhequr zvarrë gazetarin dhe operatorin e emisionit ‘Piranja’, ndonëse këta të fundit ishin duke kryer sjelle korrekte dhe profesionale. IMT po shemb në Shkodër disa objekte duke i cilësuar si ndërtim pa leje, por që sipas pronarëve të tyre, aksioni është sulm për hakmarrje politike.

Një nga personat pjesëmarrës, që ka dhunuar gazetarët e ‘Piranjave’, është shtetasi Elsad Amulli, nipi i Xhevdet Amullit, kryetarit të partisë së Lulzim Bashës për Shkodrën. Shembja e objekteve në këtë zonë po bëhet me pretendimin e zgjerimit të rrugës në hyrje të qytetit në Shkodër, ndonëse kompleksi në fjalë dhe shumë biznese të tjera, janë shumë larg zonës ku po kryen punimet për unazën e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco