SYRI TV
Erion Veliaj është cilësuar si një nga zyrtarët më të korruptuar në vend. Arrestimi i tij erdhi për hetimin pasuror, procedim penal që nisi në maj të vitit 2024. Erion Veliaj, bashkëshortja Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj dhe nëna e tyre Shqiponjë Veliaj, janë nën hetim pasuror prej 9 muajsh. BKH kreu dy herë kontrolle në banesën e Veliajt, bizneset dhe OJF-t e bashkëshortes ku dyshohet se ka sekuestruar shuma të mëdha parash, kontrata pasurishë të paluajtshme dhe pajisje elektronike që kanë hedhur dritë mbi hetimet për fshehjen e pasurisë. Por Erion Veliaj është nën hetim edhe për aferën e inceneratorëve, ku cilësohet si pronar faktik si dhe dosjen 5D, ku me firmën e tij dha dhjetëra tendera për drejtorët që i kishte vartës.
Erion Veliaj është zyrtari parë i lartë shtetëror që arrestohet në zyrën e tij, për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe refuzimi për deklarimin e pasurisë. Arrestimi i Erion Veliajt është bërë për dosjen e hetimit pasuror, që nisi në maj të vitit 2024. Rreth 9 muaj më parë, SPAK nisi hetimet për Erion Veliajn për veprën penale “korrupsion pasiv”, ndërsa nën hetim u vunë dhe familjarët e tij, bashkëshortja Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj. Gjatë këtyre muajve, SPAK kreu hetime në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij, ndërsa mori në pyetje kryebashkiakun, bashkëshorten dhe njerëz të lidhur me të, të dyshuar se kanë bashkëpunuar për fshehjen e pasurisë. Në muajin dhjetor të vitit 2024, Erion Veliaj u mor në pyetje për disa orë nga SPAK për hetimin pasuror, ndërsa organi akuzës si kurrë më parë për një person nën hetim, reagoi duke treguar se për Erion Veliajn ishin grumbulluar prova që e lidhnin atë me të paktën tre vepra penale.
‘Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Gjatë periudhës hetimore, BKH kreu dy herë kontrolle në banesën e Erion Veliajt, bizneset dhe OJF-t e bashkëshortes dhe biznesin e të vëllait. Nga kontrollohet dyshohet se janë gjetur e sekuestruar shuma të mëdha parashë të padeklaruara, kontrata sipërmarrje etj, si dhe telefona celularë, të cilët janë sekuestruar si prova materiale. Por teksa arrestimi i Veliajt ka ardhur për hetimin pasuror, kryebashkiaku është nën hetim për disa dosje të tjera, të cilat deri më tani SPAK e ka amnistuar. Erion Veliaj akuzohet si një nga personat kyç të aferës së inceneratorëve, i cilësuar nga Arben Ahmetaj si pronar faktik i djegësit të Tiranës. në kontratën koncensionare të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj ka firmosur të paktë dy dokumente, të dyshuar në shkelje të ligjit për pushtetin lokal. Erion Veliaj dyshohet gjithashtu se ka vepruar si pronar faktik në inceneratorin e Tiranës, duke detyruar ndërtuesit në kryeqytet të depozitojnë dherat në landfillin e Sharrës kundrejt pagesave që deri më tani kanë shkuar në vlerën e rreth 70 milionë eurove. Erion Veliaj është i përfshirë edhe në Dosjen 5D, ku deri më tani janë vënë në pranga disa ish-drejtorë të rëndësishëm të bashkisë së Tiranës, REdi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, ndërsa janë hetuar dhe dërguar për gjykim një numër i madh drejtorësh të tjerë. ERion Veliaj dyshohet se ka firmosur dhjetëra tendera për kompaninë 5D të drejtorëve të tij, por sikundër ka ndodhur me inceneratorët, edhe me dosjen 5D, Erion Veliaj nuk ka pasur asnjë masë sigurie.
© SYRI.net