Vrau me thikë Martin Canin, Apeli rrëzon për herë të dytë kërkesën e të miturit

Vrau me thikë Martin Canin, Apeli rrëzon për herë të dytë kërkesën e të miturit

13:58, 10/02/2025

Apeli i përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e Mario Përlleshit, të miturit që vrau me thike bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

Përlleshi kërkonte nëpërmjet avokatit zbutjen e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie.

“Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr…. akti, datë 23.01.2025, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin “…”, me objekt zëvendësim  mase  sigurimi personal. Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin“, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco