‘Takimi në Romë, i jashtëzakonshëm’/ Burimi: Mishëron forcën e karakterit dhe përpjekjes së Berishës për të mos u dorëzuar kurrë!

09:45, 10/02/2025

Analisti politik Genc Burimi, thotë se takimi i kryedemokratit Sali Berisha në Romë me bashkëatdhetarët shqiptarë atje, mishëron forcën e karakterit dhe përpjekjes së Berishës për të mos u dorëzuar kurrë.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv përmes një lidhje me skype, Burimi tha se Berisha ka prekur fundin tashmë, ndërsa takimi i Romës tregon arritjen e majës, një rikthim i jashtëzakonshëm i liderit të së djathtës shqiptare.

Dashurinë deh entuziasmin për PD, gazetari Genc Burimi e lidh me figurën e Sali Berishës në krye të kësaj force politike.

Sa i përket deklaratave të Ramës për Trump, se me të Evropa do të ketë bekim, Burimi theksoi se pas kësaj gjuhe verbale në vetvete ka ‘mallkim’, për shkak se kryeministri gjendet në një udhëkryq zgjedhjeje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit George Soros.

Berisha mëshiron forcën e karakterit, forcën e përpjekjes dhe asnjëherë s’i uli krahët. Është e jashtëzakonshme, imagjinoni çfarë rikthimi. Preku fundin e tani prek majat, që nuk dorëzohet kurrë. Kjo u pa në Romë. Shihni dalllimin kur Berisha mer fjalën, mëshiron gjithçka, është ai që mbush sallat dhe ndez entuziazmin, ajo pjesë që do PD, e duan prej Berishës. Gabim fatal, si mund të duhej një PD pa Sali Berishën.

Shpresa që u lind në Romë për shqiptarët, që premtoi zero taksa për 5 vjet.  Gjuha shqipe, mos të harrojë këtë aspekt PD, si mund të shkojë PD te shqiptarët jashtë. Të kete dhe një proporcion deputetësh në parlament të diaspiorës, pasi ata i dinë më së miri nevojat e shqiptarëve në diasporë.

Rama po atakon, fjala ‘bekim’ është mallkim. Ai është me Soros ende. Një politikan si Trump është i përkohshëm, dhe kjo është drama e Ramës, që Soros thotë jam një miliarder i përjetshëm. Është një formulë alla Soros, deklarata e Ramës. Mos bini në ktëo kurthe verbale, është drama e Ramës që s’di nga ta kthejë rrotën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco