Ligjvënësja demokrate Jorida Tabaku nga Nju Jorku ku ndodhet prej disa ditësh, së bashku me një grup deputetët demokratë, shprehet se atmosfera dhe mbështja e diasporës për PD, është e jashtëzakonshme. Në një lidhje përmes skype nga SHBA, në edicionin e lajmeve në Syri Tv Tabaku tha se është bërë thirrje e vazhdueshme që qyettarët shqiptarë të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, por nuk kanë munguar as problematikat për shkak të mos pasjes së një dokumenti identifikimi.
Sipas Tabakut, ka shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria përpara se të hynte në fuqi në vendin todnë, identifikimi biometric.
Fakti që ka vetëm një konsullatë shqiptare në Nju Jork, sërish kjo për Tabakun, është një tjetër problem, pasi ka shumë shqiptarë që duan të pajisen me mjete identifikimi, porse sipas saj kjo është e pamjaftueshme për shkak të efektit kohë.
Ndihmuam shqiptarët për t’u regjistruar. Kemi pasur 6 takime radhazi. Mbështetje e atmosferë e jashtëzakonshme e diasporës. Thjirrja për t’u regjistruar vjen, pasi shqiptarët që ndodhen në SHBA kanë pasur problem për t’u regjistruar, për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit. Këto janë shtetas shqiptar që janë larguar nga Shqipëria, para se të shpalleshin dokumentet bioometrikë e kanë pasur vështirësi për t’u regjistruar. Mbështja për opozitën është e jashtëzakonshme.
PD ka prezantuar një proejktligj që t’i jepet e drejta çdo qytetari shqiptar që ka një mjet identifikues, edhe pse s’ka doklumente boometrike që të votojnë. I kemi bërë thirrje të aplikojnë dhe në konsullata dhe vetëm Nju Jork ka konsullatë, e kjo kërkon vështirësi për t’u pajisur me karta id, pasi është larg.
Interes i lartë, sidomos për PD, janë hapur vende punë me të rinjtë që ndihmojnë qyetrarët për t’u regjistruar në KQZ, e njëjta metodë pune është ndjekur edhe në vende të tjera. Qyetarët po na kërkojnë ne, për t’u regjistruar dhe mbështetje për opozitën.
KQZ duhet patjetër të informojë komunitetet, dhe ne kemi krijuar një strukturë pak më ndyrshe, u këmi kërkuar bizneseve shqiptarë që të reklamojnë posterat e PD për t’u regjistruar.
© SYRI.net