Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka zbardhur detaje nga protesta kombëtare e 8 shkurtit, të thirrur nga opozita.
I ftuar në emisionin ‘Open’, Noka theksoi se protesta do jetë madhështore, pasi akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt kanë tronditur qytetarët.
Noka: Protesta e 8 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë. Rama shfryn luksin e shfrenuar me 33 mijë euro shishe vere. Kjo qeveri jeton në luks. Shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. 47 përqind e fëmijëve të vendit janë në varfëri ekstreme dhe në kequshqyerje, e thotë OKB këtë.
Rama paguan 20 mijë euro bashkë me gruan për të shëruar trupin. Shqiptarët jetojnë sot në varfëri. Qytetarët do protestojnë kundër babëzisë në qeveri. Vendi ka nevojë për qeveri normale. Do jetë marshim qytetar. Do jem aty bashkë me bashkëshorten time, me të afërmit e mi.
© SYRI.net