Avokati Saimir Vishaj ka hedhur akuza të forta ndaj anëtarëve të vetingut, dhe personave që i kanë përdorur.
Gjatë diskutimit në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Visha u shpreh se, pas përfundimit të mandatit të KPK-së, 12 anëtar e këtij institucioni vetingu kanë nisur të shpërblehen me poste të ndryshme.
Sipas Vishajt, tani ata kërkojë shpërblimin e tyre, për vendimet që kanë marrë duke përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të aftë, e duke lënë në detyrë njerëz që nuk e meritojnë.
‘Ajo që më shqetëson është fakti se si po shpërblehen 12 anëtarët e KPK. Atë lloj drejtësie të selektuar që bënë këta 12 anëtarë të zgjedhur që ishin të gjitha majtas, sot ka nisur shpërblimi i tyre duke u emëruar drejtor, dhe kjo më lë të dyshoj se, si këta që morën përsipër të përjashtojnë prokurorë dhe gjyqtarë të aftë, që janë larguar padrejtësisht nga sistemi qoftë për 10 mijë euro, apo një kasolle të ndërtuar, por duke lënë në detyrë persona që ky veting duhej ti kishte përjashtuar.
Por një urë e nëndheshme ka ekzistuar ndërmjet organeve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, dhe organe të kësaj të ashtuquajtur reformë, të cilën ne që jemi në terren, shikojmë ditët më të errëta të kësaj reforme.
Nuk është kjo drejtësia që pritë.
Kemi drejtësi selektive, kemi gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk dihet se si janë futur në sistemin e jurisprudencës apo magjistraturës, po shikojmë produktin e tyre, por kemi një gjykatë të Apelit që ka gjyqtarë të vjetër me 20-30 vite eksperiencë, por edhe këta po mbingarkohen nga e ashtuquajtura Gjykata e Lartë, që nuk i kontrollon askush.
Më shumë më vret mënyra e selektimit, se zgjedhja e drejtuesit të prokurorisë nuk është bërë rastësisht dhe pse duhej të quhej triumf i ‘rrugës së Elbasanit’.
Në çdo institucion kemi të punësuar persona për të cilët ky veting ka folur. Mendoj se ka ardhur momenti për ndryshime kushtetuese.
Tre anëtarë, kushdo që kanë qenë ata që kanë bërë vetingun e një subjekti prokuror apo gjyqtar, sot po shpërblehet. Kjo më shqetëson.
Tani po shpërblehen anëtarët e KPK, të cilët vetë u afruan kur u thanë mandatin 5 vjeçar, më pas ua shtuan mandatin, ndërsa tani kërkojnë shpërblimet ata, se janë me lista në dorë. Dikush u ka trokitur, ky të kalojë e ky jo’, tha avokati Saimir Vishaj në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE:
© SYRI.net