I ftuar në emision Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Enton Abilekaj foli në lidhje me ‘korrupsionin’ që do të luftonte i ‘korruptuari’ duke iu referuar kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili i publikua në emisionin ‘PLUG’ në Syri Tv.
Abilekaj tha se asnjë nga mediat nuk guxojnë të flasin për SPAK, sepse janë marioneta të Edi Ramës.
“Kur një prokuror edhe do të bëjë një çështje dhe të rri në prokurori të Tiranës është pozicion publik. Ai do të jetë në kontrollin e të gjithëve, sidomos mediave. Mediat nuk guxojnë të flasin për SPAK-un se kanë frikë, sepse treçereku i pronarëve të mediave janë në SPAK.
Edi Rama tallet me ta dhe i përdor si marioneta. Rama i thotë kape diplomën e shkollës të mesme të Belind Këlliçit, por çfarë detyrimi ka Belindi të japë diplomën SPAK-ut. Për të shpjeguar që këta janë marioneta të Edi Ramës dhe sot nuk bëhët drejtësi duhet të shtohet presioni. Në momente të tilla na duhet që presioni të shtohet.” – tha Abilekaj.
© SYRI.net