Shqipëria, vend strehimi për palestinezët? Rama: Kënetë edhe mediat e huaja

Shqipëria, vend strehimi për palestinezët? Rama: Kënetë edhe mediat e huaja

10:14, 06/02/2025

Kryeministri Edi Rama foli live sot në rrjetet sociale edhe për çështjen e palestinezëve të Gazës për të cilët disa ditë më parë u tha se një kontigjent prej tyre do të strehohej në Shqipëri. Rama mohoi sërish një gjë të tillë duke e konsideruar rastin si një sajesë. Ai shtoi se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës.

Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?

Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.

Lajmi që palestinezët do të vinin në Shqipëri, biles u tha se për këtë janë zhvilluar edhe bisedime, nuk e ka publikuar as opozita dhe as mediat e pakta që nxjerrin të vërteta në Këtë vend. Ishin mediat ndërkombëtare ato që e proklamuan. Nëse edhe ato janë këneta sipas Ramës atëherë nuk na mbetet shumë për të thënë, por të vijojmë të bashkëjetojmë me mashtrimin e radhës së Edi Ramës. Dhe sapo palestinezët të vijnë thjesht të miratojmë të pavërtetat e tij, si për kampet italiane, afganistanasit….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco