Politika është me sytë nga Diaspora dhe emigrantët që regjistrohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku deri tani nga rreth 120 mijë kërkesa për të votuar, një pjesë e madhe prej tyre janë refuzuar.
Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Elkier Bushkolaj.
"Është numër i madh emigrantësh që përkon me ato që kanë vite që jetojnë në Itali, për shembull emigrantët e viteve 90 dhe veçanërisht ato që janë në SHBA dhe Kanada të cilët vijnë shumë rrallë në Shqipëri për të pasur mundësinë për të rinovuar dokumentat.Besoj që vota e tyre do të ishte shumë efikase në raport me këtë zgjedhje pasi jemi në një kohë ku e gjithë vëmendja është përqëndruar në Diasporë.
Besoj që KQZ është i vetmi mjet që sot ka mazhoranca në dorë për të penguar transparencën e votës së Diasporës.
Pse e them këtë? E para, këto shantazhet e administratës kam përshtypjen që atje nuk do të kenë shumë efekt pasi një emigrant në Itali apo në vendet e BE-së, nuk e koncepton dot kur familjari nga Shqipëria e merr dhe i thotë që ti duhet të plotësosh një formular patronazhimi, madje të japësh dhe kodin që je regjistruar në KQZ", u shpreh Bushkolaj.
© SYRI.net