Berisha: Shanset për fitoren e PD, janë dy herë më shumë se në vitin 1991

Berisha: Shanset për fitoren e PD, janë dy herë më shumë se në vitin 1991

12:43, 05/02/2025

Në konferencën për gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi veprimet e Edi Ramës, duke i krahasuar ato me taktikat autoritare të liderëve të tjerë dhe duke i konsideruar si një përpjekje për të fituar zgjedhjet me mjetet e ndaluara.

Berisha shprehu se qëndresa e tij dhe provat e suksesshme e bën atë dhe Partinë Demokratike më të fuqishme dhe më afër fitores se kurrë.

FJALA E BERISHËS:

Ato akuza morën përgjigjen më të merituar nga Sali Berisha, por një gjë të jesh i sigurtë. Që ftesa ka qenë një vendim dhe ai vendim është marrë jo për akuzat, por përkundrazi. Kështu që në këtë aspekt, ata që u përpoqën, Edi Rama që mendoi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët, mori pardje përgjigjen më të rëndë, një përgjigje si Llukashenko. Se ai për këtë qëllim e bëri. 
Politika është politikë. Ai vendosi kundërshtarin në ‘arrest shtëpie’ i bindur se nuk fitonte dot ndryshe. Por kundërshtari ja ku është.
Mendoj se qëndresa dhe provat e suksesshme e bëjnë Sali Berishën sot, dy herë më fitimtar sot se në 1991. Dy herë më shumë shanset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco