Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili mori pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU, postoi sot foto nga të tjera takime me zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Berisha postoi foton me deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, Olav Gutting, anëtar i Kryesisë së Grupit të CDU-së në Bundestag dhe me deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, mikun e Shqipërisë, Peter Beyer.
'Me deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, mikun e Shqipërisë, Peter Beyer në një takim të përzemërt!'- shkruan lideri i PD
'Me deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, Olav Gutting, anëtar i Kryesisë së Grupit të CDU-së në Bundestag, reporter për financat, mik i shqiptarëve!'- shkruan Berisha në postimin tjetër
CDU pritet të fitojë zgjedhjet e parakohshme të 23 shkurtit në Gjermani.
Drejtuesi i tyre, Friedrich Merz do marrë postin e kancelarit.
© SYRI.net