'Zgjedhjet e majit nuk janë shëtitje'/ Vangjeli: Doktori po shfaqet si feniks/ Vangjeli: Doktori po shfaqet si feniks

21:18, 03/02/2025

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Lorenc Vangjeli, foli në lidhje me vizitën e liderit të opozitës Sali Berisha në kongresin e CDU në Gjermani.

Vangjeli tha kjo është një simbolikë e dukshme dhe doktori që në Tiranë ishte në hije dhe tani po shfaqet si feniks.

 “Pa dyshim që kjo është një simbolikë dhe ka një simolikë shumë të dukshme. Doktorin të cilin në Tiranën e koncideronin si në hi, tashmë po shfaqet si feniks. 

Të gjitha gjërat janë realitive, kur del nga arresti i shtëpisë, oborri i PD duket gjigand. Nëse Berisha takon të gjithë kryeministrat, atëherë maxhoranca duhet të kuptojë, që zgjedhjet e majit nuk janë shëtitje.

Ajo që ka ndryshuar prej kohësh dhe sot po shohim finalizimin e saj është që, së paku në pjesën politike kanë pranuar një gjë që është reale në Tiranë. Kanë pranur realitetin politik, ku Sali Berisha është lideri i opozitës dhe lideri it ë djathës.” – tha Vangjeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco