Deputetja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka folur për vizitën e saj sëbashku me kreun e PD, Sali Berisha dhe kolegun Tomorr Alizoti në Kongresin e CDU-së në Gjermani.
Sipas Vokshit, pritja e ngrohtë që iu bë Berishës në Gjermani, tregon që planet e Ramës për ta izoluar dhe shkatërruar opozitën pas izolimit të PD dhe pas arrestimit politik të Berishës nuk gjenin vend këtu.
‘Ishte një ftesë e zotit Merz për zotin Berisha si kryetar i PD, si pjesë e Partive Popullore Europiane. Vetë ftesa përbën një moment të rëndësishëm për PD dhe kryetarin e saj, drejtuesit e PD dhe opozitën në tërësi’, theksoi Vokshi.
Vokshi: Ishte një ftesë e zotit Merz për zotin Berisha si kryetar i PD, si pjesë e Partive Popullore Europiane. Pjesëmarrja në aktivitetin më të rëndësishëm të fushatës, 20 ditë para zgjedhjeve në Gjermani është një ngjarje shumë e rëndësishme.
Vetë ftesa përbën një moment të rëndësishëm për PD dhe kryetarin e saj, drejtuesit e PD dhe opozitën në tërësi.
Patëm rastin të bënim takime të shumta ku u diskutua bashkëpunimi i CDU-së me PD, me opozitën shqiptare.
Pritet që CDU do jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme dhe zoti Mertz kancelar i Gjermanisë.
Zoti Berisha pati një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së që drejtoi kongresin e sotëm, edhe me disa personalitete të tjera të CDU-së.
Janë bërë takime shumë të rëndësishme. Ishte një pritje shumë e mirë dhe shumë e ngrohtë për zotin Berisha. Miq të vjetër që takohen mbas shumë vitesh në një event të tillë.
Pritja e ngrohtë që i bën zotit Berisha në Gjermani tregon që planet e Ramës për ta izoluar dhe shkatërruar opozitën pas izolimit të PD dhe pas arrestimit politik të Berishës nuk gjenin vend këtu.
© SYRI.net