Me anë të një postimi në Facebook, Jamarbër Malltezi akuzon prokurorët e SPAK se, ku vjen fjala për përfitimet e Edi Ramës, mbyllin sytë dhe veshët.
Malltezi, i cili është edhe drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, akuzon ‘prokurorët politikë – siç shkruan në Facebook, - se zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët’.
Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit:
Dyfytyrësia e prokurorëve politikë:
zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët dhe hundët e kthehen në idiotë të dobishëm të kryehajdutit. Në këmbim të pagesave dhjetëra mijëra euroshe në hotele, edi rama i ka firmos dhjetëra leje ndërtimi më Tiranë dhe resorte në Dhërmi burrit të Alketa Vejsiut.
A ka përfitim direkt dhe kundërveprim mes njëri tjetrit, apo “xix se djeg”? Palaçot e fëmijëve tanë janë kthyer në butaforikë në nënshtrimin politik, pa cipë, pa shtyllë, paturp
Reagimi i Malltezit, vjen pas deklaratave të Arben Ahmetajt në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku tregoi se, një biznesmen që ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë i ka paguar me 10 mijë euro, qëndrimin e një jave në ‘Hotel Palace Merano’ Edi Ramës, me qëllim që ai të detoksifikohet.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS