Tedi Blushi akuzon Ballukun: Ka vjedhur dy herë më shumë sesa dëmet e tërmetit tragjik

12:01, 01/02/2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në Konventën e Tiranës hodhi akuza në drejtim të qeverisë.

Blushi tha ndër të tjera se Belinda Balluku ka vjedhur dy herë më shumë sesa dëmet e tërmetit fatkeq më 2019.

“Vetëm Belinda Balluku ka vjedhur dy herë më shumë sesa dëmi i tërmetit tragjik”, deklaroi Blushi.

Më tej, Blushi deklaroi se PL ka një program të qartë me 5 prioritete dhe me 4 milionë shqiptarë plus. Blushi tha se Partia e Lirisë mbështet rininë dhe të gjitha grupet e shoqërisë. Ai i bëri thirrje diasporës që të marrin masivisht pjesë në votime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco