Gazetari denoncoi punimet në Bypass-in e Vlorës/ Reagon firma ndërtuese: Po kryhen brenda të gjitha standardeve

Gazetari denoncoi punimet në Bypass-in e Vlorës/ Reagon firma ndërtuese: Po kryhen brenda të gjitha standardeve

22:53, 31/01/2025

Gazetarit Blendi Fevziu ka publikuar pamje nga rruga që të çon në Bypass-in e Vlorës, e cila edhe pse kanë 13 vite që kanë filluar punimet, akoma nuk është e aksesueshme për automjetet.

Fevziu ka reaguar me shqetësim në lidhje me këtë fakt, duke e quajtur skandaloze një gjë të tillë dhe papërgjegjshmëri totale nga ana e institucioneve të shtetit. 

Por menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga ana e kompanisë GENER 2, e cila sqaron se pretendimet e gazetarit nuk kanë asnjë bazë.

Reagimi i kompanisë:

Lidhur me pretendimet e sotme se ne bypass-in e Vlores gjendja e rruges eshte problematike dhe se ajo mund te jete burim aksidentesh aumobilistike, kompania GENER 2 sqaron se ato nuk kane asnje baze.

E verteta e vetme eshte se rruga po ndertohet dhe se ajo eshte e bllokuar per kalimin e automjeteve deri ne perfundimin e punimeve. Nderkohe kompania ka zbatuar me rreptesi te gjitha masat e sigurise dhe me sinjalistiken e nevojshme, sipas te gjitha normave dhe rregullave te qarkullimit rrugor.

Per realizimin e ketyre punimeve eshte marre leje per mbylljen e perkoheshme te rruges nga ARRSH si dhe nga policia e shtetit, duke aplikuar planin e miratuar te menaxhimit te trafikut. Plani i menaxhinit te trafikut perfshin vendosjen e tabelave, duke filluar nga fillimi i rruges ne Km 0, deri ne Km 10+450, ku eshte vendosur edhe bllokimi me neë jersey dhe eshte lene i lire vetem nje akses per mjetet e kantierit, i cili menaxhohet nga flamurtaret gjate dites edhe bllokohet gjate nates.

Ne Km 15 rruga eshte e mbyllur totalisht nga te dyja anet si dhe ka prezence te dy flamurtareve, te cilet qendrojne per te dhene sinjalet perkatese. Po ashtu, duke filluar nga Km 28 deri ne Km 19+400 ka prezence te tabelave, te cilat paralajmerojne per punime ne rruge si dhe bllokim te perkohshem te rruges. Ne km 19+400 rruga eshte e mbyllur me neë jersey, ku eshte lene vete nje akses perseri per mjetet e kantierit, i cili menaxhohet nga flamurtaret gjate dites edhe mbyllet gjate nates. Gjithashtu, ne km 15 nga ky drejtim rruga eshte e bllokuar totalisht. Pra cdo qytetar, i cili nuk respekton sinjalistiken dhe nuk i bindet flamurtareve, vijon me rrugen deri ne km 15 edhe pastaj eshte i detyruar te kthehet, per arsye te bllokimit total te rruges.

Çdo automjet qe mund te kete kaluar ne zonen, ku po kryhen punimet, ne rastin me te mire ka injoruar tabelat paralajmeruese, ose ne rastin me te keq, ka kapercyer mbi barrierat ndaluese.

Informojme qytetaret se punimet e rruges po kryhen brenda te gjitha standarteve dhe brenda te gjitha kushteve te sigurise dhe shume shpejt Bypass-i i Vlores do te jete plotesisht i aksesueshem. Data e planifikuar per perfundimin e punimeve te mbetura eshte 10 Prilli 2025./ A2/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco