Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta do të flasë për herë të parë nga qelia! Ja kur organizohet

Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta do të flasë për herë të parë nga qelia! Ja kur organizohet

21:18, 31/01/2025

Në Tiranë do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë, e cila do të organizohet 100 ditë pas arrestimit të Presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe fiks 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se kanë nisur përgatitjet për këtë event.

‘Presidenti Ilir Meta do të përcjellë një mesazh LIVE për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët, duke shprehur angazhimin e tij për të adresuar çështjet e rëndësishme për vendin’, u shpreh Blushi përmes një videoje.

Postimi i Metës në Facebook krahas videos:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës! 

Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët. 

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit

Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të ‘5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco