SYRI TV/ Berisha: Me 8 shkurt Shqipëria zbret në Tiranë, në thelb të mosbindjes kemi votën e lirë

22:12, 30/01/2025

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se më 8 shkurt e gjithë Shqipëria do të zbresë në Tiranë në protestën më të madhe që ka njohur kryeqyteti.

Gjatë një takimi me drejtuesit politik dhe degët e Partisë Demokratike Berisha komentoi planin e SPAK për zgjedhjet ku akuzoi Altin Dumanin se është duke fjetur mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral. Berisha denoncon skandalin 90 milion euro ku eksponentët e Hakmarrjes për Drejtësi rezultojnë nonkontraktorë të hekurudhës, përmes ligjit që u dërgua sot në Parlament.

Me 8  shkurt, Tirana do të njoh protestën më të madhe në ekzistencën e saj. Kështu deklaori lideri i opozitës Sali berisha gjatë takimit me drejtuesit politik koordinatorët dhe kretarët e dëgëve, të cilëve u bëri thirrje të bëjnë takime me qytetatët në cdo cep të shqipërisë. Ai theksoi se  se në thelb të  mosbindjes civile do të jetë vota e lirë.

Berisha iu përgjigj edhe  të ashtuqujaturës platformë për hetimin e krimeve zgjedhore të prezantuar nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, teksa kishte një parlajmërim për të dhe kryeministrin Rama.

Kryedmeokrati  hodhi akuza  për përfshirjen e shtetit në fushatë zgjedhore duke përdorur asetet dhe funksionet publike, dhe u bëri thirrje qytetarëve ti presin me protesta

Berisha bëri edhe një denoncim të fortë lidhur me projekligjim  e huas 90 mln euro për ndërtimin e hekurudhës tiranë Durrës, ku sipas tij nënkontraktor është hakmarrja për drejtësi.

Gjatë takimit Berisha u shpreh se opozita po ecën e sigurt drjejt fitores në 11 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco