Gazetari Bledi Koka i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me Sonila Meço, tregoi se e vërteta sesi institucionet shqiptare mbështeteshin nga paratë e Sorosit, e konfirmoi sot SPAK-u me reagimin e tij.
Ai tha se SPAK sot na dha përgjigjen e qartë se si administrata e Biden e cila kishte ndikim nga Sorosi, financonte institucionin më të lartë të drejtësisë në Shqipëri.
“Ky vendim për ngrirjen e fondeve për 90 ditë nuk prek vetëm Shqipërinë por të gjithë vendet e tjera.
Deri para tri orësh unë nuk do i jepja përgjigje kësaj pyetjeve
Neve përgjigjen për këtë gjë na i jep vetëm SPAK-u që reagoi, pra pse nuk reagoi Ministria e Jashtme për ndaljen e fondeve, pse nuk reagoi gjithë linja e ministrive dhe AKSH-i.
Pse nuk reagoi asnjë nga institucione t e mësipërme, por i vetmi institucion që bëri këtë reagim që nuk ju kërkua fare ishte vetëm SPAK-u.
Ky është një tregues i gjithë informacionit që ne nuk e kemi për momentin, por me kohën do të tregohet.
Por për faktin kemi që ndalesa që po i bëhet Shqipërisë nuk është si në të gjithë globin që po ndodh me vendimin e zotit Trump, por ka dhe objektiv qëmtimin e asaj që ka ndodhur me reformën në drejtësi.
Pra ky lloj gjykimi që ne kemi, na konfirmohet pikërisht nga ky segment që sot ka rënë vetë brenda.” tha ai.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS